No Image Available

Avokati i Veliajt kërcënon me kallëzim drejtorin e burgut të Fierit

Avokati Plarent Ndreca ka ngritur shqetësimin për pengimin e takimeve me klientin e tij, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e burgut të Fierit. Përmes një shkrese drejtuar drejtuesit të institucionit, Ndreca pretendon se i është refuzuar për herë të dytë hyrja në ambientet e burgut për të zhvilluar një takim me Veliajn. Avokati e konsideron këtë veprim një shkelje të së drejtës për mbrojtje dhe të ushtrimit të detyrës së tij profesionale. Në letrën e tij, Ndreca i referohet nenit 51 të ligjit, i cili sipas tij garanton të drejtën e avokatit për të takuar klientin në çdo kohë. Ai paralajmëron gjithashtu se, nëse situata nuk zgjidhet, do t’i drejtohet oficerit të policisë gjyqësore për të depozituar kallëzim penal për...