Avari në tubacionin kryesor, Vlora mbetet pa ujë/ Qyteti përballet sërish me ndërprerjen e furnizimit, pa afat për riparimin
Një avari e rëndë në rrjetin kryesor të furnizimit me ujë ka lënë pa ujë të gjithë qytetin e Vlorës. Defekti është konstatuar në lagjen “10 Korriku”, në një tubacion me diametër 700 milimetra, që furnizon qytetin përmes depos kryesore të ujësjellësit. Situata rikthen shqetësimin për furnizimin me ujë në qytetin bregdetar, i cili edhe pak kohë më parë mbeti për ditë të tëra pa ujë. Ndërprerjet e përsëritura rëndojnë mbi banorët dhe bizneset, ndërsa mbetet e paqartë se kur do të rikthehet normaliteti në furnizimin me ujë. Për shkak të avarisë, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar stakimin e detyruar të stacioneve të ujësjellësit, duke ndërprerë furnizimin në të gjithë qytetin. Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja është e domosdoshme për riparimin e tubacionit dhe rikthimin...
Burimi:
syri.net