Autoriteti i Dosjeve kujton regjisorin Viktor Stratobërdha i ndëshkuar nga diktatura komuniste
Historia e kineastit Viktor Stratobërdha (1925-2000), rruga krijuese e të cilit u ndërpre nga diktatura, u rikthye në vëmendje përmes dokumenteve arkivore, filmave dhe dëshmive të familjarëve. Aktiviteti ishte pjesë e Klubit të Filmit “Mësojmë nga e kaluara”, organizuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Aktiviteti, me temë “Viktor Stratobërdha: filmi, dosja dhe kujtesa”, u zhvillua në kuadër të platformës edukative të AIDSSH-së “Mësojmë nga e kaluara 1944–1991”, duke sjellë për publikun historinë e një prej kineastëve të rinj të periudhës së diktaturës. Klubin e Filmit e çeli anëtari i Autoritetit, Skënder Vrioni, i cili u shpreh se Stratobërdha ishte “kineasti me jetëgjatësinë më të shkurtër në historinë e kinemasë shqiptare”, duke e...
Burimi:
kultplus.com