Autor i disa grabitjeve/ Shkodër, arrestohet 20-vjeçari, policia gjen drogë në banesën e tij

Autor i disa grabitjeve/ Shkodër, arrestohet 20-vjeçari, policia gjen drogë në banesën e tij

Një 20-vjeçar është arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit policor të koduar “Recently”. Xhuljan Rrethaj u vu në pranga, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas të mitur, në periudha të ndryshme, në qytetin e Shkodrës dhe në Velipojë, ka kryer disa raste vjedhjeje, konkretisht motomjete, një biçikletë elektrike, një celular dhe një shumë parash në një lokal. Motomjetet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjatë kontrollit në banesën e 20-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa. Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer i arrestuari.