Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para stacionin dhe katër gra! Një e plagosur rëndë
Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në Neapoli të Selanikut, ku dy autobusë u përplasën me njëri-tjetrin dhe, për pasojë, njëri prej tyre u përplas më pas me një stacion aty pranë, duke plagosur katër gra. Më rëndë nga të gjitha mbeti e plagosur një 21-vjeçare, e cila, sipas mediave greke, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mediat raportojnë se 21-vjeçarja ka lëndime si në kokë, ashtu edhe në legen. Tre gratë e tjera që u plagosën nga përplasja e autobusit me stacionin e autobusit, të moshës 17, 50 dhe 62 vjeç, kanë lëndime të lehta që nuk kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale. Megjithatë, ato do të mbeten të shtruara në spital, në klinikën kirurgjikale, për vëzhgim.
Burimi:
vizionplus.tv