top-channel.tv's Profile Image

top-channel.tv

Ky autor ka publikuar 12946 lajme.
  1. Video/ “A pranon të martohesh me të?”, Rama ndan pamjet nga Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel: Do jemi anëtarë në këtë familje brenda kësaj dekade

    Video/ “A pranon të martohesh me të?”, Rama ndan pamjet nga Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel: Do jemi anëtarë në këtë familje brenda kësaj dekade

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga mbledhja me kabinetin e tij qeverisës përpara Konferencës Ndërqeveritare. “Që ne pranojmë do e themi tani. A pranon të martohesh me të? Po, unë pranoj”, shprehet Rama me batuta në mbledhjen me kabinetin e tij para nisjes së Konferencës. Më pas video vijon me takimin e tij me […]

  2. Kurban Bajrami në Vlorë, qindra qytetarë mblidhen në pallatin e sportit “Flamurtari” për të falur namazin

    Kurban Bajrami në Vlorë, qindra qytetarë mblidhen në pallatin e sportit “Flamurtari” për të falur namazin

    Me qindra besimtarë myslimanë në Vlorë janë mbledhur në pallatin e sportit “Flamurtari” për të falur namazin e Kurban Bajramit. Janë besimtarë të Vlorës por nuk mungojnë as besimtarë me kombësi të huaj. Falja e Namazit të Kurban Bajramit është drejtuar nga Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku, i cili në fjalën e tij ka theksuar […]

  3. Sulmet në Rripin e Gazës, ministri izraelit i Mbrojtjes konfirmon vrasjen e komandantit ushtarak të Hamasit

    Sulmet në Rripin e Gazës, ministri izraelit i Mbrojtjes konfirmon vrasjen e komandantit ushtarak të Hamasit

    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Odeh, gjatë një bastisjeje në Rripin e Gazës. Në një reagim të publikuar në platformën X, Katz deklaroi se “komandanti i katërt i krahut ushtarak të organizatës Hamas në Gaza u eliminua” dhe shtoi se operacioni u krye nga Forcat […]

  4. Trazirat në ndeshjen me Egnatian, Disiplina nuk kursen Vllazninë. Gjobë dhe pezullim shembullor për Gurishtën

    Trazirat në ndeshjen me Egnatian, Disiplina nuk kursen Vllazninë. Gjobë dhe pezullim shembullor për Gurishtën

    Komisioni i Disiplinës njoftoi para pak çastesh vendimet e marra në lidhje me shkeljet e bëra gjatë kësaj jave. Bie në sy dënimi i liderit të Vllaznisë me 6 ndeshje pezullim, pasi goditi me grusht kapitenin e Egnatias, Albano Aleksin. Nuk mungon as gjoba për sjelljen jokorrekte të tifozëve shkodranë. VENDIMET – KF Vllaznia, për […]

  5. Gjashtë vite më parë ishte shumë pranë stolit të kuqezinjve, Milani nis dhe njëherë tratativat për trajnerin gjerman

    Gjashtë vite më parë ishte shumë pranë stolit të kuqezinjve, Milani nis dhe njëherë tratativat për trajnerin gjerman

    Emri i Ralf Rangnick rikthehet sërish në qendër të diskutimeve te Milani, gjashtë vite pasi tekniku gjerman ishte shumë pranë marrjes së drejtimit të klubit kuqezi. Sipas raportimeve të medias italiane “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Milanit po e konsiderojnë edhe një herë Rangnick si një alternativë për pankinën e skuadrës, këtë herë me […]

  6. Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Marta Kos: Një hap i madh për Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE

    Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Marta Kos: Një hap i madh për Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE

    Shqipëria ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, pas zhvillimit të Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel. Pas përfundimit të mbledhjes dhe konferencës për mediat, komisionerja europiane për Zgjerimin Marta Kos e cilësoi progresin e Shqipërisë si një moment shumë të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Në një reagim të […]

  7. Festa e Kurban Bajramit, besimtarët në Gjirokastër falin namazin: Paqe, bagëti dhe shumë mirëkuptim mes njerëzve

    Festa e Kurban Bajramit, besimtarët në Gjirokastër falin namazin: Paqe, bagëti dhe shumë mirëkuptim mes njerëzve

    Dhjetëra besimtarë myslimanë në Gjirokastër kanë falur mëngjesin e sotëm namazin e Kurban Bajramit, duke përcjellë lutje për paqe, begati dhe më shumë mirëkuptim mes njerëzve. Në atmosferë solemniteti dhe besimi, besimtarët u mblodhën për të kremtuar një nga festat më të rëndësishme të fesë islame. Myftiu i Gjirokastër, Ermin Gjana, përcolli urimet për të […]

  8. Festa e Kurban Bajramit në Bulqizë, besimtarët falin namazin përpara xhamisë së qytetit

    Festa e Kurban Bajramit në Bulqizë, besimtarët falin namazin përpara xhamisë së qytetit

    Edhe në Bulqizë, besimtarët myslimanë kanë kremtuar mëngjesin e sotëm festën e Kurban Bajrami me faljen e Bajramit, e cila u zhvillua në sheshin përpara xhamisë së qytetit. Qindra besimtarë, të rinj e të moshuar, u mblodhën që në orët e para të mëngjesit për të kryer ritin e faljes dhe për të ndarë urimet […]

  9. Festohet sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

    Festohet sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

    Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Në të gjithë vendin, besimtarët myslimanë e kanë nisur kremtimin e kësaj feste të shenjtë që në orët e para të mëngjesit duke iu drejtuar xhamive për të falur Namazin. Në Tiranë, qindra besimtarë myslimanë falën Namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por edhe në xhamitë e tjera të […]

  10. U ndalua me drogë në qytetin turistik, autoritetet çeke lirojnë peshkopin rus. Reagon Moska: Provokim i qëllimshëm

    U ndalua me drogë në qytetin turistik, autoritetet çeke lirojnë peshkopin rus. Reagon Moska: Provokim i qëllimshëm

    Autoritetet çeke kanë liruar peshkopin ortodoks rus Hilarion, i njohur edhe me emrin e tij laik Grigory Alfeyev, pasi ai u ndalua nën dyshimet për posedim droge në qytetin Karlovy Vary, një prej destinacioneve më të njohura turistike në perëndim të Çekisë. Sipas policisë çeke, automjeti i peshkopit u ndalua pas një informacioni anonim që […]