Australia shtrëngon rregullat për të mbrojtur fëmijët, projektligj i ri për të frenuar gjigantët e teknologjisë

Australia shtrëngon rregullat për të mbrojtur fëmijët, projektligj i ri për të frenuar gjigantët e teknologjisë

Qeveria australiane paraqiti sot një projektligj që synon të luftojë aksesin ” e pakufizuar ” të gjigantëve të teknologjisë te fëmijët dhe t’u lejojë përdoruesve të mediave sociale të mbajnë larg algoritmet e fuqishme. Në projektligjin që paraqiti mbi “detyrën e vigjilencës dixhitale”, qeveria laburiste e qendrës së majtë i detyron Facebook – un , TikTok-un ose Instagram-in t’u ofrojnë përdoruesve të internetit mundësinë për të hequr algoritmet që diktojnë përmbajtjen që shfaqet në lajmet e tyre , në mënyrë që ata të mund të zgjedhin më mirë atë që lexojnë . Projektligji synon gjithashtu t’i mbajë gjigantët e teknologjisë përgjegjës drejtpërdrejt për mbrojtjen e personave nën 18 vjeç nga pornografia , ngacmimet online , përmbajtja që lavdëron krimin ose që inkurajon çrregullimet e të...