Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Tre persona, dy shtetas grekë dhe një shqiptar, janë arrestuar në Greqi në lidhje me shpërthimin tragjik në lagjen Plaka të Athinës, ku humbën jetën gjashtë persona. Ata dyshohen se tentuan të vidhnin tubat e bakrit nga impianti i gazit të godinës, duke shkaktuar rrjedhje të gazit natyror. Ngjarja ndodhi më 25 shtator, në një ndërtesë në rrugën Lysikratous, në një nga zonat historike të kryeqytetit grek. Sipas hetimeve, tre të dyshuarit ndërhynë në tubacionet e gazit me qëllim vjedhjen e bakrit. Gjatë ndërhyrjes, dyshohet se dëmtuan një tub furnizimi, duke shkaktuar rrjedhje të gazit brenda godinës. Disa orë më vonë, grumbullimi i gazit dyshohet se çoi në shpërthimin e fuqishëm që shkatërroi ndërtesën dhe shkaktoi gjashtë viktima. Pas 34 ditësh hetime, autoritetet greke identifikuan...