Atentati që tronditi Sarandën/ Kush është Kryekomisari që Hita i besoi qytetin bregdetar
Ndryshime në drejtimin e disa komisariateve të Policisë së Shtetit. Saimir Shkambaj, i cili deri tani drejtonte Komisariatin e Policisë Tropojë, është emëruar në krye të Komisariatit të Sarandës. Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Shkambaj pritet të marrë menjëherë detyrën e re në qytetin bregdetar. Ndërkohë, drejtuesi aktual i Komisariatit të Sarandës, Feliks Hoda, është transferuar në Dibër, ku është emëruar shef i Komisariatit të Policisë. Ndryshimet vijnë në një periudhë kur Saranda është përballur me disa ngjarje të rënda kriminale gjatë vitit të fundit, përfshirë atentate me viktima, shpërthime dhe raste të dyshuara të gjobëvënies. Në këtë kontekst, ndryshimi i drejtimit të komisariatit pritet të shoqërohet me një fokus të shtuar te hetimi...
Burimi:
ntv.al