Atentati në Sarandë, drejtori i Policisë së Shtetit zhvillon mbledhje urgjente
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbërritur në Sarandë, ku po zhvillon një mbledhje urgjente me drejtuesit vendorë të Policisë. Takimi zhvillohet pas atentatit të rëndë të regjistruar ditën e sotme në qytetin bregdetar, ku 44-vjeçari Artan Myrtaj u ekzekutua me armë zjarri. Sipas të dhënave paraprake, autorët e dyshuar kanë qenë dy persona me motor, të cilët kanë qëlluar me breshëri ndaj 44-vjeçarit. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një tjetër person. Bëhet fjalë për 73-vjeçarin Xh.S, i cili u qëllua në shpinë teksa ishte duke kaluar në rrugë. Ai është transportuar për ndihmë mjekësore. Mbledhja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë me drejtuesit vendorë pritet të fokusohet te hetimi i atentatit, identifikimi dhe kapja e autorëve, si dhe...
Burimi:
kohajone.com