Atentati në Sarandë! Artan Myrtaj dyshohet se u ekzekutua nga vrasës me pagesë, merren në pyetje 20 persona

Atentati në Sarandë! Artan Myrtaj dyshohet se u ekzekutua nga vrasës me pagesë, merren në pyetje 20 persona

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë, ndërsa policia po punon në disa drejtime për të identifikuar autorët dhe për të zbuluar motivin e atentatit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra. Numri i të shtënave është një nga elementët që po analizohet nga grupi hetimor për të rindërtuar dinamikën e plotë të sulmit dhe mënyrën se si kanë vepruar autorët. Hetuesit kanë marrë në pyetje rreth 20 persona që ndodheshin në zonë në momentin kur ndodhi vrasja. Dëshmitë e tyre po verifikohen për të përcaktuar nëse kanë parë lëvizje të dyshimta përpara ose menjëherë pas atentatit, si dhe për të siguruar të dhëna që mund të...