Atentati në Mirditë/ “Skoda” e autorëve u mor me qira në Kosovë, zbulohet detaji i targave…(FOTO)
foto ilustrim: viktor bardhi-makina e dyshuar e perdorur nga autoret MIRDITË- Automjeti tip “Skoda” dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor Bardhi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 3 shtatorit në fshatin Ndërfushas në Mirditë. Bëhet fjalë për të njëjtin automjet që u gjet nga policia rreth 20 minuta pas vrasjes në fshatin Monaz, i shkrumbuar nga flakët. Automjeti tip “Skoda” Sipas Infonews, automjeti, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes, është marrë me qira në Kosovë, ndërsa gjatë verifikimeve është konstatuar se targat e tij ishin të manipuluara. Po sipas burimeve, targat origjinale të automjetit dyshohet se janë zëvendësuar me targa të një automjeti tjetër, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura. Sakaq, për këtë pistë, pritet që autoritetet shqiptare të bashkëpunojnë me ato kosovare,...
Burimi:
zeri.ai