Atentati me 1 viktimë dhe 1 të plagosur, ngrihen pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës

Atentati me 1 viktimë dhe 1 të plagosur, ngrihen pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës

Një atentat me armë zjarri ka tronditur mëngjesin e kësaj të diele Sarandën, ku një 44-vjeçar ka mbetur i vrarë dhe një kalimtar i rastit është plagosur. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, pranë ish-agjencisë së qytetit. Në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, i cili ka humbur jetën. Nga të shtënat është plagosur edhe shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit. I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e personave të dyshuar. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor....