Atentat në Tiranë, vritet një person te Komuna e Parisit, makina u qëllua në lëvizje

Atentat në Tiranë, vritet një person te Komuna e Parisit, makina u qëllua në lëvizje

Një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Viktimë ka mbetur shtetasi Ismet Habili, 45 vjeç. Ai është gjendur pa shenja jete në automjet Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një atentat. Ngjarja nuk ka lidhje me protestën që po zhvillohet në kryeqytet. Edhe Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë. Efektivët dyshojnë se kemi të bëjmë me vrasje. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin...