“Ata do bënin bombën bërthamore”- Trump i vendosur: Do ta nisja sërish luftën me Iranin, nuk pendohem për vendimin që mora!

“Ata do bënin bombën bërthamore”- Trump i vendosur: Do ta nisja sërish luftën me Iranin, nuk pendohem për vendimin që mora!

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk është penduar për vendimin për të nisur luftën me Iranin dhe se, nëse do të përballej sërish me të njëjtën situatë, do të vepronte në të njëjtën mënyrë. Në një intervistë për Fox News, Trump tha se do ta kishte ndërmarrë sulmin edhe nëse do ta dinte paraprakisht se konflikti mund të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit. Gjatë intervistës, gazetarja Laura Ingraham i tha presidentit amerikan se, pa luftën me Iranin, republikanët do të hynin në zgjedhje në një pozicion më të favorshëm. Trump u përgjigj se rreziku që Irani të pajisej me armë bërthamore ishte shumë më i madh sesa pasojat politike që mund të sillte konflikti. “Nëse do të më duhej...