Astronautët e NASA-s votuan nga hapësira për zgjedhjet në SHBA, ja si mbërrin vota në Tokë

Astronautët e NASA-s votuan nga hapësira për zgjedhjet në SHBA, ja si mbërrin vota në Tokë

Edhe nga hapësira mund të ushtrohet e drejta e votës. Astronauti i NASA-s, Anil Menon, ka bërë të ditur se ai dhe kolegët e tij, Luke Delaney dhe Jessica Watkins, kanë votuar nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, përmes një sistemi elektronik të sigurt që mundëson dërgimin e fletëvotimeve drejt autoriteteve zgjedhore në Tokë. Në një postim në rrjetin social X, Menon theksoi se votimi nga hapësira është plotësisht i mundur. Ai publikoi gjithashtu një video 29-sekondëshe, ku shfaq një afishe me mbishkrimin “Unë votova” dhe prezanton atë që e quan me humor “qendra e tij e votimit”, e cila në fakt është kabina e tij private në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Astronauti shpjegoi se e kishte plotësuar fletëvotimin në kompjuterin e tij dhe më pas e kishte...