“Asnjë takim personal”/ Berisha pas kthimit nga SHBA-të: Tre ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve

“Asnjë takim personal”/ Berisha pas kthimit nga SHBA-të: Tre ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë për media nga ambientet e selisë blu, nga ku dhe la mbresat e tij për vizitën në Shtetet e Bashkuara. Fillimisht, ai krahasoi këtë vizitë me atë të para 35 viteve, duke shprehur, sipas tij, tre ngjashmëri. “Së pari, në udhëtimin tim të parë dhe në këtë udhëtim, unë shkoja në SHBA si kryetar i opozitës apo partisë më të madhe opozitare. Kjo është e vërteta. Së dyti, në atë udhëtim dhe në këtë udhëtim, unë shkova me një qëllim kryesor: të kërkoj mbështetjen e administratës së SHBA-ve dhe të diasporës tonë, atëherë për përmbysjen e diktaturës totalitare komuniste, kësaj here të diktaturës autoritare të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Së treti,...