“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën
Maya Gourdel, një studente 19-vjeçare në Bruksel, ulet në një tavolinë duke shkruar slogane kundër atyre që drejtojnë vendin e saj. “Nëse digjemi ne, edhe ju digjeni me ne!”, ky është slogani, i marrë nga filmi i vitit 2012 “Lojërat e Urisë” që është adoptuar si simbol nga shumë lëvizje rinore në nivel global, pasqyron zemërimin, frustrimin dhe dëshirën për ndryshim që nxisin protestat e udhëhequra nga Gjenerata Z në të gjithë Evropën, shkruan Reuters. Nga periferitë e Parisit deri në sheshet e Beogradit, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë. Kërkesat janë të ndryshme, por frustrimi me objektet e rrënuara shkollore, mungesa e perceptuar e mundësive ekonomike, kostoja e jetesës, korrupsioni, strehimi dhe një ndjenjë se nuk po dëgjohen. Ndonjëherë këto protesta shkaktuan dhunë –...
Burimi:
javanews.al