“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”… Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiçit?
Lista Serbe nuk është prononcuar pas humbjes së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiçit në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi, në të cilat fitoi Lista Studentore. Kjo parti, më e madhja e serbëve në Kosovë, u formua në vitin 2013 me mbështetjen e drejtpërdrejtë të SNS-it dhe Vuçiçit, i cili e pranoi humbjen mbrëmjen e 25 tetorit. Megjithatë, Vuçiçi deklaroi se SNS kishte fituar “kudo ku jetojnë serbët në rajon”, përfshirë edhe Kosovën. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, në vendvotimet ku votuan serbët nga Kosova, lista “Aleksandar Vuçiç– Serbia e Bashkuar” mori rreth 71 për qind të votave, ndërsa Lista Studentore siguroi rreth 21 për qind. Në nivel të Serbisë, megjithatë, Lista Studentore fitoi mbi 52 për...
Burimi:
ntv.al