Asambleja e PS/ Ramës i dalin protestuesit në rrugë, breshëri vezësh drejt makinës së Kryeministrit
Partia Socialiste mbledh këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare në Gjirin e Lalëzit, ku pritet të diskutohen dhe përcaktohen hapat e ardhshëm politikë dhe organizativë të mazhorancës. Kryeministri Edi Rama është përballur me disa të rinj në Manëz, teksa po udhëtonte drejt Gjirit të Lalzit për të marrë pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste. Gjatë kalimit të tij, të rinjtë e kanë qëlluar makinën e kryeministrit me vezë, ndërsa kanë brohoritur vazhdimisht sloganin që është kthyer në thirrjen kryesore të protestave: “Rama në burg, Berisha në burg!” Asambleja Kombëtare e PS-së pritet të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, por edhe në një klimë debatesh dhe përplasjesh brenda radhëve të socialistëve. Një tjetër çështje që pritet të shoqërojë këtë Asamble...
Burimi:
gijotina.com