Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Asambleja e Partisë Socialiste pritet të zhvillohet gjatë muajit shtator, ndërsa datat e mundshme janë 7 ose 14 shtatori. Gazetarja Denada Shkodrani, në studion e RTSH1, deklaroi se ende nuk ka një datë zyrtare, ndërsa vendimi pritet të varet edhe nga agjenda e kryeministrit Edi Rama. Sipas Shkodranit, Asambleja është një nga organizimet më të rëndësishme të Partisë Socialiste, ku pritet të merret edhe vendim për ndryshimet e mundshme në qeverinë e re të Edi Ramës. “Parashikohet që kjo Asamble të mbahet mes datës 7 dhe 14 shtatorit. Ende nuk ka një datë konkrete. Burimet tona flasin që një datë e mundshme mund të jetë 7 ose 14 shtatori, në varësi të agjendës së kryeministrit Edi Rama”, tha gazetarja. Ndërkohë, sipas saj, ditët e fundit...