Asambleja e OKB-së nis punimet e sesionit të 81-të, mes liderëve botërorë në Nju Jork edhe kryeministri Rama!

Asambleja e OKB-së nis punimet e sesionit të 81-të, mes liderëve botërorë në Nju Jork edhe kryeministri Rama!

Ka nisur sot (22 shtator) java e nivelit të lartë e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në selinë e OKB-së në Nju Jork. Debati i Përgjithshëm do të zhvillohet nga 22 deri më 26 shtator dhe do të vijojë më 28 shtator, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, qeverive dhe përfaqësuesve të lartë të vendeve anëtare. Sipas OKB-së, rreth 130 krerë shtetesh dhe qeverish pritet të marrin pjesë fizikisht në javën e nivelit të lartë. Në këtë kuadër, edhe kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Rama pritet të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm dhe t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë. Agjenda...