As “Bernabeu” dhe as “Camp Nou”, Luis Figo ka një tjetër stadium të preferuar në Spanjë
21 Shtator 2026 20:30 Telesport Në një kuiz të shpejtë nga Sofia Ramirez, ish-lojtare e Barcelonës dhe Real Madridit, në premierën globale të lojës së EA SPORTS, Luis Figo, ndër të tjera, u pyet edhe për stadiumin më të mirë në Spanjë që e kujton për atmosferën, gjatë karrierës së tij. “Ndoshta San Mames”, tha Figo, duke iu referuar stadiumit të Athletic Bilbaos, i njohur për tifozërinë e zjarrtë. I pyetur se cili stadium jashtë Spanjës, kishte lënë gjurmë të veçantë tek ai, Figo u përgjigj: “Është gjithmonë e ndërlikuar, por ndoshta ai i Liverpool-it.” Më pas erdhi pyetja për qytetin e tij të preferuar për të jetuar. Figo u përgjigj me një fjalë të vetme: “Lisbona”. Përgjigje kjo që u mbështet edhe nga Sofia...
Burimi:
telesport.al