Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!
Ish-komandanti e Flotës Detare, Artur Meçollari ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për krijimin e një regjistri të veçantë për personat e dhunshëm gjatë protestave studentore dhe kufizimin e aksesit të tyre në aeroporte, hotele, trena dhe mjete të tjera transporti. Në reagimin e tij, Meçollari e akuzon kryeministrin se po flet sikur është mbi sistemin gjyqësor, duke theksuar se kufizimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve nuk mund të bëhet në mënyrë arbitrare nga pushteti ekzekutiv. Meçollari i referohet rasteve të personave të ndaluar gjatë protestave, duke pretenduar se gjykatat kanë vendosur lirimin e tyre. “Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë. Pa për popullin hap dhe kampe përqëndrimi po të duash. Ky flet sikur është mbi sistemin gjyqësor! O zotëri....
Burimi:
gijotina.com