Artisti i shtatoreve vjen për herë të parë në Shkodër me ekspozitën “Shtegtime të bardha”
Skulptori Sabri Shaqiri, i njohur për shtatoret monumentale dhe buste të shumta në Kosovë, prezantoi për herë të parë në Galeri ODA, në Shkodër, ekspozitën personale “Shtegtime të bardha”, duke sjellë për publikun shkodran përvojën dhe kërkimin e tij artistik. Me një kontribut të rëndësishëm në hapësirën publike të Kosovës, Shaqiri prezantoi një koleksion veprash që dëshmojnë njohjen e thellë të materialit dhe eksperimentimin me forma e teknika të ndryshme. “Unë luaj me gurin dhe me drurin”, shprehet artisti, duke përmbledhur qasjen e tij krijuese, ku materia merr jetë përmes ndërhyrjes artistike dhe shndërrohet në një mjet të veçantë shprehjeje. Prania e Sabri Shaqirit në Galeri ODA përfaqëson një tjetër takim mes skenave artistike të Shqipërisë dhe Kosovës, duke dëshmuar se arti mbetet një hapësirë...
Burimi:
kultplus.com