Artistët mund të vendosin nëse këngët e tyre do të përdoren për remikse me AI në Spotify

Artistët mund të vendosin nëse këngët e tyre do të përdoren për remikse me AI në Spotify

Spotify po përgatitet të prezantojë një veçori të re të bazuar në inteligjencën artificiale, e cila do t’u mundësojë përdoruesve të bëj remix këngët e tyre të preferuara përmes teknologjisë gjeneruese të AI-së. Sipas një raportimi të Financial Times, platforma e transmetimit muzikor synon që këtë funksion ta lansojë në fillim të vitit 2027, me gjasë rreth muajit shkurt, në kohën kur zhvillohen edhe çmimet Grammy. Megjithatë, projekti ende përballet me disa pengesa, veçanërisht sa i përket marrëveshjeve për licencimin e muzikës me kompanitë e mëdha diskografike. Spotify thuhet se ka arritur marrëveshje me Universal Music Group, grupin e licencimit të muzikës së pavarur Merlin dhe kompaninë franceze Believe, ndërsa po vazhdon negociatat me Sony Music Group dhe Warner Music Group. Një prej çështjeve kryesore...