Artistët e skenës do të marrin pagesë nga shteti para daljes në pension, ja kategoritë që përfitojnë
Foto ilustrim Balerinët, valltarët, akrobatët dhe këngëtarët e skenës pritet të përfitojnë mbështetje financiare nga shteti shqiptar pas ndërprerjes së aktivitetit dhe deri në daljen në pension. Për balerinët, valltarët dhe akrobatët, skema nis në moshën 47 vjeç, me të paktën 15 vite aktivitet skenik dhe 15 vite sigurime shoqërore. Për këngëtarët lirikë dhe koristët, mosha është 57 vjeç, ndërsa kërkohen të paktën 20 vite aktivitet skenik dhe, në rastin e koristëve, 25 vite sigurime. Për pesë vitet e para, artistët do të marrin 70 për qind të pagës bruto të muajit të fundit të punës. Pas kësaj periudhe, përfitimi do të jetë 50 për qind e pagës neto të referencës për profesionin. Skema do të financohet nga Buxheti i Shtetit të Shqipërisë, i cili...
Burimi:
kultplus.com