Arti modern: Midis normës akademike, filozofisë dhe lirisë së shprehjes

Arti modern: Midis normës akademike, filozofisë dhe lirisë së shprehjes

Nga Resul Jusufi Arti modern është një hapësirë e vazhdueshme kërkimi, në të cilën marrëdhënia midis normës akademike dhe lirisë krijuese mbetet një nga çështjet më të rëndësishme të debatit estetik. Gjatë historisë së artit, normat akademike kanë shërbyer si udhërrëfyes për formimin teknik, ndërtimin kompozicional dhe zhvillimin e gjuhës vizuale. Megjithatë, pikërisht në momentet kur këto norma janë konsideruar të pakontestueshme, kanë lindur edhe përpjekjet për t’i vënë në pikëpyetje, për t’i zgjeruar ose për t’i kapërcyer ato. Në këtë kuptim, arti modern nuk mund të kuptohet vetëm si një largim nga tradita, por si një proces i vazhdueshëm rishqyrtimi i marrëdhënies midis mjeshtërisë, mendimit dhe nevojës për një gjuhë personale shprehëse. Artisti nuk krijon domosdoshmërisht duke i mohuar rregullat e trashëguara, por duke...