Arthur Miller, dramaturgu që la gjurmë në teatrin amerikan
Më 17 tetor 1915 lindi në New York shkrimtari dhe dramaturgu amerikan Arthur Miller, një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të realizmit psikologjik në teatrin amerikan. Miller u bë i njohur në vitin 1947 me dramën All My Sons, ndërsa suksesin ndërkombëtar e arriti me veprën Death of a Salesman (Vdekja e një shitësi), të botuar më 1949. Ndër dramat e tij më të njohura është edhe A View from the Bridge (Pamje nga ura), e vitit 1955. Në veprat e tij, Miller trajtoi tema si përgjegjësia individuale, faji, marrëdhëniet familjare dhe ndikimi i interesave ekonomike në jetën e njerëzve. Krijimtaria e tij u bë e njohur për mënyrën se si pasqyronte konfliktet njerëzore dhe problemet e shoqërisë amerikane. Në vitet ’50, dramaturgu u përball...
Burimi:
kultplus.com