Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij. Pas daljes nga SPAK, avokati Gurali Brahimllari bëri të ditur se Gaçi ishte marrë në pyetje në cilësinë e “personit ndaj të cilit zhvillohen hetime” dhe se kanë kërkuar “që të njihen me aktet”. Ai nuk dha detaje të tjera në lidhje me çështjen konkrete për të cilën është pyetur klienti i tij. Vetë Artan Gaçi nuk bëri deklarata për mediat. Gaçi është paraqitur edhe më herët në SPAK lidhur me çështjet e pronave në Himarë dhe kallëzimet e bëra nga Fredi Beleri. Marrë nga RTSH
Burimi:
javanews.al