Artan Fuga shpërthen pas përplasjeve në Kuvend:“Deputetët humbën rastin! Besimi i shoqërisë tek ata është pothuajse zero
Akademiku Artan Fuga ka lëshuar një kritikë të ashpër ndaj klasës politike shqiptare, pas skenave të tensionit dhe përplasjeve fizike që shoqëruan seancën e sotme parlamentare. Mesazhi i tij është i drejtpërdrejtë: deputetët kishin mundësinë të ofronin një rrugëdalje politike, por zgjodhën sërish konfliktin. Në një kohë kur vendi po përballet me protesta dhe tensione të forta shoqërore, Fuga e konsideron sjelljen e përfaqësuesve politikë një tjetër rast të humbur për të rikthyer dialogun dhe besimin e qytetarëve tek institucionet. “Edhe sot deputetët bënë atë që s’duhej, bënë sikur u grindën me grushta, në vend të paktën të propozonin, në mos të jepnin zgjidhjen politike që shoqëria pret”, shprehet akademiku. Por kritika e tij nuk ndalet vetëm te përplasjet në sallën e Parlamentit. Fuga vë...
Burimi:
ntv.al