Artan Fuga: Deputetë! Qytetarët e kanë humbur besimin te ju, gjeni zgjidhje politike, sot!
-NGA ARTAN FUGA- Është lajm i mirë që qarkullon se ditën e enjte, mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në seancë. Por, ajo për mendimin tim modest si qytetar duhet të jetë një seancë e jashtëzakonshme, jo me një rend dite mediokër, ose me debate që në fakt siç ndodh prej vitesh fshehin dhe pengojnë debatin e vërtetë. Të shahesh me libër shtëpie nuk i vlen asnjë qytetari. Mjaft me këtë lojë që na ka çuar këtu ku jemi! Një seancë e jashtëzakonshme le të zgjasë dhe 12 orë, dhe 24 orë, por kombi, qytetaria, shoqëria, studentët, rinia, të gjitha shtresat e shoqërisë kërkojnë zgjidhje nga Kuvendi. Madje desha të them se kërkojnë ekskluzivisht nga Kuvendi, Presidenti, jo nga Kryetari i ekzekutivit i punësuar nga ata! Nuk...
Burimi:
kohajone.com