“Arsimi si luks”/ Shqipëria aplikon 15% tarifë doganore për çantat dhe mjetet shkollore, në BE është 0%
Çdo shtator vjen me një listë të gjatë shpenzimesh për çdo familje shqiptare që ka fëmijë në shkollë. Ndërkohë, jo të gjithë e dinë të vërtetën e hidhur që fshihet pas çmimeve të mjeteve shkollore. Shqipëria aktualisht aplikon një tarifë doganore prej 15% për çantat e shkollës, si shembull, duke i klasifikuar ato praktikisht si mallra luksi, ndërkohë që në Bashkimin Evropian kjo tarifë është 0%. Kjo politikë fiskale për mjetet shkollore rëndon ndjeshëm mbi buxhetet familjare, duke e bërë edukimin e fëmijëve më të kushtueshëm në vendin tonë krahasuar me vendet fqinje apo vendet e BE-së. Ndërkohë që numri i fëmijëve në shkolla po bie, një prind në Shqipëri paguan tarifën më të lartë në rajon: Shqipëria: 15% Kosova: 10% Mali i Zi dhe...
Burimi:
gijotina.com