Arsène Wenger vlerëson FFK-në për themelimin e „FIFA Talent Academy Kosova“
Federata e Futbollit e Kosovës ka pranuar një letër falënderimi dhe vlerësimi nga Arsène Wenger, Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA, për angazhimin në themelimin e „FIFA Talent Academy Kosova“. Në letrën drejtuar presidentit të FFK-së, Wenger ka vlerësuar përkushtimin e federatës dhe bashkëpunimin e treguar gjatë përgatitjeve për themelimin e akademisë. „Përkushtimi juaj i palëkundur ka qenë thelbësor në avancimin e kësaj nisme“, shkruan Wenger, duke e cilësuar si historik aktivitetin e zhvilluar në Prishtinë për prezantimin e akademisë. Sipas tij, ky aktivitet dëshmoi profesionalizmin, përsosmërinë organizative dhe pasionin e FFK-së për zhvillimin e futbollit. Wenger ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen dhe burimet e ofruara nga FFK-ja gjatë gjithë procesit, duke nisur nga harmonizimi me standardet e FIFA-s e deri te prezantimi i...
Burimi:
kultplus.com