Arsenal fitoi në “Anfield”, ylli i “Topçinjve” shkruan emrin e tij në historinë e Premier League

Arsenal fitoi në “Anfield”, ylli i “Topçinjve” shkruan emrin e tij në historinë e Premier League

2 Nëntor 2026 19:45 Telesport Duhej të kalonin plot 14 vite që Arsenal të mposhte Liverpool-in në “Anfield”. Londinezët fituan 0-1, falë golit të shënuar nga Kai Havertz në pjesën e parë. Goli i shënuar ndaj Liverpool-it ka një rëndësi tejet të veçantë për Havertz, duke u bërë tani lojtari gjerman me më shumë gola në historinë e Premier League. Havertz ka shënuar 46 gola deri tani, duke lënë pas Ilkay Gundogan, i cili shënoi 45 gola me fanellën e Man. City. Ky gol vendimtar erdhi në një moment kyç për sulmuesin gjerman në planin personal. Para se të shënonte dje në “Anfield”, Havertz kishte kaluar një periudhë zhgënjyese prej nëntë ndeshjesh pa shënuar në asnjë kompeticion.