Arsenal arrin marrëveshjen me trajnerin Arteta, gati shtyrja e kontratës për 44-vjeçarin spanjoll

Arsenal arrin marrëveshjen me trajnerin Arteta, gati shtyrja e kontratës për 44-vjeçarin spanjoll

Trajneri spanjoll Mikel Arteta ka rënë dakord për një marrëveshje të re, për të vazhduar qëndrimin e tij te Arsenal. Kontrata aktuale e 44-vjeçarit me kampionët e Premier League, e nënshkruar në shtator të vitit 2024, skadon verën e ardhshme. Megjithatë, trajneri spanjoll, i cili u emërua në vitin 2019, e ka lidhur të ardhmen e tij me klubin dhe konfirmimi i marrëveshjes së re pritet të bëhet gjatë kësaj pauze të ndeshjeve ndërkombëtare. Kur u pyet për situatën e kontratës së tij para ndeshjes së Arsenal në transfertë kundër Brighton, Arteta tha: “Mendoj se jemi plotësisht në një linjë. Kur të vijë momenti i duhur, do ta finalizojmë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”. “Besoj se të dyja palët kemi të njëjtën ambicie dhe...