Arrestohet Valon Lluka/ 4 dyshime penale në Kosovë
Një arrestim në Prishtinë dhe një vendim gjykate në Tiranë kanë rikthyer në qendër të vëmendjes një nga konfliktet më të forta të biznesit të muajve të fundit: betejën për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Biznesmeni Valon Lluka, ish-drejtor i Mabetex Holding dhe ish-administrator i kompanisë koncesionare “Vlora International Airport”, është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorisë së Shtetit në Kosovë. Sipas konfirmimit zyrtar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Lluka dyshohet për katër vepra penale: mashtrim, shpërdorim të pasurisë së huaj, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe lidhje të kontratës së dëmshme. Hetimi vazhdon dhe prokuroria pritet të vendosë nëse do të kërkojë një masë sigurie ndaj tij. Por këtu nis pjesa më interesante e historisë. Arrestimi ndodh pikërisht në të njëjtën ditë kur Behgjet...
Burimi:
ntv.al