Arrestohet pronari i hotelit në Fushë-Krujë, i gjenden armë, jelek antiplumb dhe 20 mijë euro (EMRI)

Arrestohet pronari i hotelit në Fushë-Krujë, i gjenden armë, jelek antiplumb dhe 20 mijë euro (EMRI)

FOTO NGA HOTELI FUSHË-KRUJË- Një operacion policor është zhvilluar në Fushë-Krujë, ku një 40-vjeçar ka përfunduar në pranga pas një kontrolli të kryer në ambientet e një hoteli. I arrestuari është identifikuar si Adrian Gjebeshi i njohur edhe me mbiemrin Merlika. Sipas informacioneve paraprake ndërhyrja është kryer në ambientet e Hotel Forest ndërsa gjatë kontrollit dyshohet se janë gjetur një armë zjarri, një jelek antiplumb dhe rreth 20 mijë euro. Operacioni raportohet se është realizuar nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pa përfshirjen e strukturave të Komisariatit të Krujës. 40-vjeçari mësohet se ka pasur më herët probleme me drejtësinë dhe është arrestuar edhe në të kaluarën në lidhje me një ngjarje të hetuar për tentativë vrasjeje. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të...