Arrestohet polici në Prrenjas, mori para për të ndihmuar një person me arrest shtëpie
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë në Prrenjas, pasi dyshohet se ka marrë para për të favorizuar një person ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Bëhet fjalë për inspektor Çlirim Torrën, me detyrë specialist për Policinë e Zonës (SPZ) pranë Stacionit të Policisë Prrenjas, në varësi të Komisariatit të Policisë Librazhd. Sipas hetimeve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, polici dyshohet se ka marrë një shumë parash për t’i mundësuar shtetasit me inicialet A.R. të shkelte masën “arrest shtëpie” dhe të largohej nga banesa. Ndaj Torrës rëndojnë dyshimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Njoftimi i policisë: Arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë, dyshohet se do të...
Burimi:
gijotina.com