Arrestohet në Spanjë 36-vjeçari nga Shkodra, akuzohet për tentativë vrasjeje (EMRI)

Arrestohet në Spanjë 36-vjeçari nga Shkodra, akuzohet për tentativë vrasjeje (EMRI)

Një 36-vjeçar nga Shkodra, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, është arrestuar provizorisht në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Armando Ndreu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i kishte caktuar në vitin 2022 masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Sipas Policisë, ngjarja për të cilën dyshohet 36-vjeçari ka ndodhur në mars të vitit 2022, në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës. Për motive të dobëta, ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të një subjekti në pronësi të shtetasit Sadet Sala, duke shkaktuar vetëm...