Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para…

Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para…

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore për zbardhjen e rasteve të vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Recently”, gjatë të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:– Xh. Rr., 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.Nga veprimet hetimore dyshohet se 20-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas të mitur, në periudha të ndryshme, në qytetin e Shkodrës dhe në Velipojë, ka kryer disa raste vjedhjeje, konkretisht motomjete, një biçikletë elektrike, një celular dhe një shumë parash në një lokal.Motomjetet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Gjatë kontrollit në banesën e 20-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa.Vijojnë...