Arrestohen jashtë perimetrit të sigurisë dy protestues te Kuvendi
Policia ka arrestuar dy persona gjatë protestës që po zhvillohet jashtë ambienteve të Kuvendit, në Tiranë. Sipas raportimeve, dy protestuesit janë ndaluar nga efektivët teksa ishin duke qëndruar jashtë perimetrit të sigurisë të vendosur pranë Parlamentit. Bëhet me dije se dy të shoqëruarit po qëndronin jashtë perimetrit mbrojtës të vendosur nga policia për mbarëvajtjen e rendit publik, ndërsa nuk dihen ende arsyet e këtyre shoqërimeve me forcë. Deri në këto momente, autoritetet policore nuk kanë dhënë një sqarim zyrtar mbi shkaqet ose motivet e marrjes me forcë të dy qytetarëve. Protesta po zhvillohet edhe ditën e sotme paralelisht me seancën plenare, ndërsa në zonën përreth Kuvendit ka prani të shtuar të forcave të policisë.
Burimi:
gijotina.com