Arrestimi i Vlora Hysenit/ Gjunkshi: Jo vetëm çështje faji, duhen parë përgjegjësit për emërimin

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Gjunkshi: Jo vetëm çështje faji, duhen parë përgjegjësit për emërimin

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi, ka komentuar çështjen e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak. I ftuar në emisionin “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, Gjunkshi tha se përgjegjësia për situatën nuk duhet të shihet vetëm te Hyseni, por edhe te mënyra se si ajo u propozua dhe u emërua në krye të institucionit. “Së pari, nuk është faj i saj që ajo ka arritur deri në këtë pikë. Kjo ka një zanafillë dhe kush është zanafilla? Së pari, kush e ka propozuar? Së dyti, kush e ka ofruar, kur, si, në çfarë rrethanash? Dhe të gjitha këto pyetje sot shtrohen për kryeministrin e vendit, për zotin Edi Rama”, u...