Arrestimi i Gert ‘Gjeneralit’/ Kokaina në Shqipëri u kap nga Europoli, ishte fshehur në një kontejner

Arrestimi i Gert ‘Gjeneralit’/ Kokaina në Shqipëri u kap nga Europoli, ishte fshehur në një kontejner

Prokuroria e Anversës në Belgjikë njoftoi një ditë më parë se ka goditur një bandë shqiptare, e cila trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës. Të paktën katër persona janë arrestuar, mes tyre një ndërmjetës i trafikut mes vendeve të Amerikës Latine dhe Evropës. Ndërkohë mes të arrestuarve është edhe Gert ‘Gjenerali’, një personazh i njohur i kronikës së zezë në Shqipëri. Por ajo që bie në sy është se Prokuroria e Anversës njofton se në kuadër të këtij operacioni, Europoli ka sekuestruar edhe një sasi kokaine në Shqipëri. “Në kuadër të hetimit u bashkëpunua ngushtë me vende të tjera dhe me Europolin. Kjo mund të çojë në arrestime edhe jashtë vendit. Si pasojë e ndërhyrjes, në Shqipëri tashmë është...