Arresti i ish-kreut të SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Arresti i ish-kreut të SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

foto ilustruese TIRANË- Sot do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të vendosur lidhur me kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për mocion me debat lidhur me ish-kreun e SHISH, Vlora Hysenin. Në kërkesën e depozituar në Kuvend, PD kërkon që të shqyrtohen përgjegjësitë institucionale për emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe masat e marra për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Në dokument përmenden informacionet e bëra publike lidhur me pretendimin se, gjatë kohës që ushtronte detyrën, Hyseni ka ndihmuar përmes furnizimit me të dhëna dhe informacione të klasifikuara shtetasin Ergys Agasi, i cili është nën hetim nga SPAK për disa vepra penale. PD kërkon që Kuvendi të shqyrtojë procedurat dhe kriteret e ndjekura për...