Arredime që nuk dalin kurrë nga moda: 9 tendenca që mbeten elegante në çdo kohë

Arredime që nuk dalin kurrë nga moda: 9 tendenca që mbeten elegante në çdo kohë

Në arredimin e një shtëpie, tendencat ndryshojnë vazhdimisht. Ngjyrat, materialet dhe format që sot mbushin revistat e dizajnit, nesër mund të duken të vjetruara. Por ka disa zgjedhje që i rezistojnë kohës dhe vazhdojnë të funksionojnë, edhe kur moda ndryshon. Sipas dizajnerëve ndërkombëtar, vëmendja po zhvendoset gjithnjë e më shumë nga ambientet e ftohta dhe tepër minimaliste drejt shtëpive më të ngrohta, personale dhe me karakter. Në vend të një interieri perfekt, por anonim, po kërkohet një shtëpi që tregon historinë dhe shijen e njerëzve që jetojnë në të. 1. Ngjyrat e thella dhe të pasuraPër shumë vite, e bardha dhe tonet neutrale kanë dominuar arredimin e brendshëm. Sot, panorama po ndryshon. Ngjyrat e thella si bordo, ulliri, okër, aubergine dhe tonet e duhanit po...