Arratisje, dënime përjetë…/ “Theu” lejen e burgut, autoritetet greke në “këmbë” për Alket Rizain! Kush është “fantazma” e burgjeve greke?

Arratisje, dënime përjetë…/ “Theu” lejen e burgut, autoritetet greke në “këmbë” për Alket Rizain! Kush është “fantazma” e burgjeve greke?

alketi rizai GREQI- “Famëkeqi” Alket Rizai rikthehet në qendër të vëmendjes në Greqi. I njohur prej vitesh për arratisjet e bujshme nga burgjet, Rizai tashmë rezulton sërish në kërkim, pasi nuk është kthyer në burgun e Domokos pas përfundimit të lejes.  Emri i tij rezulton i përfshirë në ngjarjen e rëndë, një ditë më parë, 13 shtator, ku u regjistruan të shtëna me armë dhe mbetën të plagosur dy persona. Madje, sipas mediave greke, Rizai rezulton të jetë personi që ka qëlluar me armë. Pas ngjarjes, ai është larguar dhe njëkohësisht nuk është kthyer në burg. Ai duhej të kthehej në ambientet e burgut, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, pas përfundimit të lejes. Por, në këto kushte, Rizai konsiderohet i arratisur dhe për pasojë është...