Arratisja e të burgosurit shqiptar në Greqi, gjendet e aksidentuar mes kallamishteve një nga makinat e autorëve! Njëri dyshohet se u plagos, (DETAJET)

Arratisja e të burgosurit shqiptar në Greqi, gjendet e aksidentuar mes kallamishteve një nga makinat e autorëve! Njëri dyshohet se u plagos, (DETAJET)

Policia greke ka lokalizuar sot (12 shtator) pranë spitalit në Seres, mes kallamishteve, një automjet të aksidentuar, për të cilin dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë arratisjes. Sipas informacioneve të para, në përpjekje për t’u larguar ata kanë goditur diku me automjetin, ndërsa një prej tyre dyshohet se është plagosur në kokë. Brenda makinës, policia gjeti një kallashnikov dhe municione, ndërsa specialistët kanë marrë mostra dhe materiale për ekzaminim. Automjeti konsiderohet një nga dy mjetet që mund të jenë përdorur nga grupi. Ndërkohë, pak më parë, policia lokalizoi edhe një automjet të djegur plotësisht në Vrasna, në Bashkinë e Volvit. Po hetohet nëse edhe ky mjet lidhet me të njëjtën çështje. Hetimet janë në zhvillim dhe policia po përpiqet të rindërtojë hap pas hapi...