Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i cili u arratis në mënyrë spektakolare mbrëmjen e së premtes në Serres, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, të cilët organizuan operacionin e arratisjes dhe e morën nga duart e punonjësve të burgjeve gjatë transportimit të tij në spital. Sipas informacioneve, në një distancë të afërt nga spitali është gjetur një automjet i aksidentuar, në një rrugë dytësore të pashtruar. Brenda automjetit ndodhej një kallashnikov me fishekë. Paralelisht, po shqyrtohet edhe përfshirja e një automjeti të dytë, i cili u gjet plotësisht i djegur në zonën e Volvit. Ndërkohë, në momentin e arratisjes së të dënuarit shqiptar 41-vjeçari Gentian Çipi, raportohet se tentoi të arratisej edhe një...