“Aromë femre” me premierë në New York
Me tekst të Ibadete Abazit dhe regji e produksion të Avni Abazit do të shfaqet premiera e shfaqjes “Aromë femre” në New York, shfaqje që trajton pasojat e luftës në Kosovë, veçanërisht traumën e viktimave të dhunës seksuale, tradhtisë dhe abuzimit me pushtetin. Produksioni realizohet nga Honey & Blood Theatre, kompani teatrore e themeluar nga Avni Abazi në New York dhe premiera e kësaj shfaqje do të jetë më 10 dhe 11 dhjetor prej orës 19:30 në The Producers Club, 358 West 44th Street, Manhattan, New York. Drama do të interpretohet në gjuhën angleze, me aktorë amerikan. “Qëllimi ynë është që përmes artit teatror t’i sjellim publikut amerikan histori njerëzore nga Kosova, të cilat meritojnë të dëgjohen edhe përtej kufijve tanë”, ka thënë Abazi për KultPlus./...
Burimi:
kultplus.com